• |
ide | kryesore

Xhafa sfidon Bashën: A je i gatshëm të dorëhiqesh nëse provohet e kundërta e video-përgjimit?

Lajme, Të fundit



Një ditë para protestës së lajmëruar të opozitës, ministri Fatmir Xhafaj ka sfiduar kryetarin e PD Lulzim Basha në lidhje me audiopërgjimin ku pretendohet se është i vëllai i tij Agron Xhafaj.

Përmes një postimi në twitter, Fatmir Xhafaj thotë se nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, do të marrë çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm, por nëse nuk është i vërtetë, Basha duhet të dorëhiqet.

“E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”, shkruan Xhafaj.



17 Comments

  1. paftyrsia e ketij njeriu ska kufij,e dim shume mire qe zeri qe vellai yt thot se ja ka lene prokurorise nuk eshte i tij prandaj kto hile spijn me uje mor fatzi.

  2. E konsideroj deklarate apo kerkese te drejte te Ministrit Xhafa. Pavaresisht vellai i tij eshte marre me trafik droge dhe ne menyre kategorike nuk duhet te vendosej ne ate post Fatmir Xhafa. Kete kerkese apo propozim te tij e konsideroj te drejte! Nqs do te kete sado pak burreri gje qe besoj te gjithe e shohin dhe e dine (dhe se nga te gjitha kendveshtrimet duket qe Basha eshte femer!?) Kjo eshte menyra me e mire per te mbyllur gojen. Por dihet qe PD nuk e ka shume hallin tek Fatmir Xhafa se sa tek Rrezimi i Qeverise. Kjo nuk ndodhe pasi populli pranon te mashtrohet dhe te vidhet nga PS-ja dhe vetem PD-se dhe Njeriut Dixhital, Hajdutit apo Vrasesist Basha NUK I JEP VOTEN! Megjithe Vjedhjet Galopante te Qeveritareve te PS-se. Sa te jete Basha ne Krye te PD-se Rama do te beje AHENG! Dhe kjo eshte Arsyeja e Vetme se perse qendon Rama ne pushtet.

  3. Nese z.Xhafa dhe z.Basha do ishin te barazlarguar nga inspektimi i audiopergjimit ndoshta do kishte kuptim sfida?!?!…
    Dashur pa dashur permes ketyre diskutimeve ne mbajme ne kembe alibine qe z.Xhafa nuk ka te bej me fenomenin qe perfaqeson vellai i tij…
    Per te gjithe njerezit e ndershem z.Xhafa dhe kjo qeveri ka rene. Cdo sperdredhje fyen inteligjencen tone dhe eshte minimumi i restpwktit ndaj vetes te kerkojme largimin e tyre.
    Nderkohe me shume te drejte do ngrihej cdo kush te thoshte qe nuk kemi alternative tjeter dhe nuk ja vlen….
    GABIM! me voten tone te sinqert ose te blere ne sollem ne pushtet “aleancen e qelbesirave” nese i mbajme me tej ne pranojme se ajo qe na kane bere deri tani eshte pak dhe duhet te vazhdojne ta na poshterojne me tej.
    E vetmja shprese ne ketw mocal moral ku kemi rene eshte te instalojme Rrotacionin si instrumentin e mundshem qe mund te pastroj dhe lubrifikoj nje sistem demokratik te ndershem dhe te pergjegjshem. Gjithujt i jepet mundesia te performoj dhe i kerkohet te largohet ne momentin qe deshton te realizoj ate qe ka premtuar.
    Eshte detyrim ndaj vetes ti themi kesaj qeverie qe ka deshtuar totalisht dhe duhet te largohet…..

    1. hajde prpagande hajdeeeee..

      Ke harruar te shkruash ne fund te komentit tend

      RROFTE PDja DHE KRYETARI TI LEGJENDAR basha.

  4. O-Xhirafa–ti e sfidon-Bashen -neqofte se del sajese audio pergjimi te japi dorheqjen,po ti ne qofte se nuk del sajese ty nuk te lan dot -dorheqja–ti duhet te futesh prapa hekurave per shperdorim detyre si minister i brendshem .

  5. Sado Rama i Korruptuar ka kohe qe e ndihmon Bashen duke Abuzuar me Pushtetin bashke dhe me Ministrat e Ti te Korruptuar perseri sot dhe kur do qe te behen zgjedhjet Basha dhe Shtojca tjeter Monike NUK DO TE FITOJ! Nuk eshte arsyeja e parase se droges por ajo qe Berisha, Bashe, Meta, Kryemadhi dhe Co. Shqiperia NUK DO TI SHOHE ME NE PUSHTET!? Ky eshte Realiteti qe nuk thuhet! Nuk e di perse ajo pjese e mire le te themi e PD-se nuk e pranon apo nuk e shikon se bashku me gazetaret dhe analistet e shumte neper studio televizive. PERENDOJ koha kur pushteti i PD-se sundoj me EGERSINE e vrit, prit, rrah e digj dhe shkaterro cdo gje prej shtetit e deri tek …………..tv, shtepi botuese gazetash e qendrash votimi!

  6. A ngjet kjo pordhe e Xhafes me orugjinalin,Basha po ben kujdes qe te pakten pordhet e veta ti kete autentike.Jo ishte me ere apo pa ere,pordha me origjinalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *