• |
ide | kryesore

Rama bën pazarin vetë

I pakategorizuar
rama conad.jpg



Kryeministri Edi Rama është fotografuar si pa mëndje duke pazar në një nga supermarketet Conad në Tiranë. Pasioni i ri i kryeministrit, që padyshim bën pjesë tek efektet populiste që ai i ka aq shumë për zemër, i është shpërndarë shqiptarëve nëpërmjet fotove të bëra nga një celular anonim.

Këto poza, ku kryeministri Edi Rama shfaqet si një qytetar i thjeshtë, që me listën e ushqimeve në xhep kërkon nëpër raftet e supermarketit, duken tepër të sforcuara për të qenë të natyrshme. Edhe efektet populiste duhen zgjedhur me kujdes, përndryshe duken qesharake, për më tepër kur Edi Rama vështirë se ka bërë pazar ndonjëherë në jetë.

Dikush mund të mendojë se meqënëse kryeministri nuk i ka mundësitë financiare të punësojë dikë për punët e shtëpisë, e ka zënë halli të marrë vetë rrugën nëpër shitore. Ndërsa një komentuese në internet shkruante se ky është ai momenti kur një burrë e ka gruan shtatzënë e i duhet t’i bëjë vetë punët e shtëpisë. Nuk është çudi që foto të tjera ku kryeministri të gatuajë apo të lajë teshat në shtëpi të shfaqen papritur. Meraku i vetëm mbetet se a do të gjejë ai kohë të merret me punët e qeverisë.

Tani për tani, pazar të mbarë kryeministrit Rama.