• |
ide | kryesore

Doni të udhëtoni për në SHBA? S’do të lejoheni nëse nuk keni bateri në celular

I pakategorizuar
avioneeeeeeeeee.jpg


Nëse do të udhëtoni me avion për në SHBA, sigurohuni që të keni bateri në telefonin celular apo laptopin tuaj. Në të kundërt nuk do të lejoheni të ngjiteni në avion. Kjo është një masë e re sigurie e udhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas alarmit të dhënë së fundi nga Uashingtoni për sulme të mundshme terroriste në territorin amerikan.

Dyshohet se grupe terroriste islamike mund të përdorin materiale eksplozive që nuk kapen nga detektorët e metalit. BBC raporton se mjetet më të mundshëm, janë aparatet e telefonave celularë dhe laptopët. Kështu, autoritetet në aeroport do t’ju kërkojnë t’i ndizni këto aparate në chek –in dhe nëse nuk do të keni bateri, nuk do të lejoheni të udhëtoni.