• |
ide | kryesore

KLD refuzon shkarkimin e Gjin Gjonit. Gjyqtari: Po sulmohem politikisht

I pakategorizuar
gjin-gjoni-kld.jpg


Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi më shumicë votash të mos e shkarkojë anëtarin e tij, gjyqtarin Gjin Gjoni, duke rrëzuar kështu kërkesën e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naco. Ministri e paraqiti këtë kërkesë në KLD me argumentimin se Gjoni po hetohet nga prokuroria e Elbasanit për fshehje të pasurisë. Gjyqtari Gjoni u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP).  

I pranishëm në mbledhjen e KLD –së, si anëtar, Gjoni e ka quajtur kërkesën e Ministrit si pjesë të një sulmi politik. Arsyeja se përse po sulmohet politikisht, ai tha se qëndron tek fakti që ai po zhvillon disa procese gjyqësore ndaj disa eksponentëve të politikës.

Kjo, sipas tij, është një formë presioni për këto procese dhe s’ka lidhje me mosdeklarimin e pasurisë. Për akuzat e ILDKP ai u shpreh se nuk qëndrojnë dhe se gjithcka është farsë.