Shtypi brazilian ka shpërthyer në kritika kundër kombëtares, që mbrëmë shënoi humbjen më të madhe në histori. Kritikat janë adresuar në vecanti kundër trajnerit Felipe Scolari. Titulli më i rëndë ishte ai i gazetës ODIA, e cila i drejtohet atij me fjalët "Shko në ferr, Felipe!".