• |
ide | kryesore

Të lësh duhanin pa u trashur

Arkiva, Stil
duhani.jpg



Ke vendosur ti thuash mjaft duhanit. Por frika se mund të shtosh në peshë është më ë fortë se shkatërrimi që të bën nikotina. Gabim i madh! Sepse për ti dhënë fund ketij vesi, duke ruajtur njëkohësisht linjën është e mundur. Nuk e beson? Lexo më poshtë….

Korrigjo zakonet e tua!

Ke vendosur të lësh duhanin, bravo. Megjithatë ti japësh fund duhanpirjes në fakt nuk varet nga ty, e kjo nuk ka të bëjë me inteligjencën tënde ose forcën e vullnetit. Është një gjest I thjeshtë, por që nuk varet nga ty por nga subkoshienca jote. Ndaj sforcimi i vetëm që të kërkohet është të jesh i vëmendshëm, ndaj vetes tënde. Është kjo lufta për tu bërë.

Pra hidhe cigaren, nuk do të shëndoshesh. Nëse ti arrin të kuptosh se gjithçka është vetëm çështje përqendrimi, atëhere ja cilat janë disa ushtrime për të influencuar mendimet tona.

Ha sapo të ndjesh uri. Kur stomaku bën zhurmë, ai do të hajë që të djegë energji.

Ha atë që të pëlqen, bëje shpesh dhe në doza të vogla.

Lër gjithmonë diçka në pjatë. Sapo ta kesh mësuar se cilat janë racionet e duhura për ty, nuk do të hash dot asnjë lugë më tepër se ajo që do stomaku yt.

Lëre pirunin dhe thikën mënjanë, gjatë kohësh që po përtyp një kafshatë. Merr kohën e duhur, mendo dhe shijoje atë që kë në gojën tënde. Ushqimi është dhe çështje mendimi. Asnjë ushqim apo vakt nuk duhet të zgjasë më pak se 20 minuta. Edhe truri i duhet kohë, ashtu si stomakut të perceptojë ushqimin.

Dëgjo nevojat e trupit tënd çdo ditë e më shumë. Kjo do të thotë se nëse ke nisur të bësh rrugën e duhur për të mbajtur në kontroll urinë, organizmi jot do të të japë mesazhe të reja.

Shijo çdo kafshatë 100%. Ky rregull vlen për të patur kënaqësi në momentet kur ju hani.
Nëse shikon se tundohesh, ndaloni mënjëherë. Është ë vështirë por është një veprim I domosdoshëm, sidomos në pjesën e parë të lënies së duhanit, ku ka shumë pikëpyetje dhe pasiguri.

Dhe e fundit, bëni një aktivitet fizik, çfarëdo që tju pëlqejë. Do të ndjeni më shumë ajë në mushkëritë tuaja.