• |
ide | kryesore

Kampioni i Botës, Shkodran Mustafi, 5 vjet kontratë me Valencian

Arkiva, Sport
Mustafi2.jpg



Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, që u shpall kampion i Botës me Gjermaninë, ka nënshkruar një kontratë 5 -vjeçare me ekipin spanjoll të Valencias. 

Klubi spanjoll njoftoi se e  mbylli kontratën me Sampdorian, ku ishte i aktivizuar Mustafi.  Kontrata që e bën 22 -vjeçarin lojëtar të Valencias deri më 30 qershor të vitit 2019, u nënshkrua të mërkurën. Valencia nuk e bëri publike shumën që ka paguar për kartonin e Mustafit. Klubi kishte ofruar 8 milionë euro, ndërsa Sampdoria kishte kërkuar 15 milionë.