• |
ide | kryesore

Selfie nudo të sekretares që po çmend Zvicrën

Arkiva, Stil
selfie hot.jpg



Kanë shkaktuar polemika të shumta disa "selfie" të bërë nga një sekretare e Pallatit Federal të Bernës, në Zvicër. Fotot ku ajo shfaqet nudo, i ka postuar në rrjetet sociale dhe më pas janë pulbikuar nga e përditshmë Neue Zurcher. Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Nga mobiljet që shfaqen pas fotove është kuptuar se ajo janë bërë në zyrë. Ky fakt i ka irrituar qytetarët, të cilët e konsiderojnë atë të papranushëm. Por sekretarja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur në media, është mbrojtur duke thënë se fotot selfie janë pjesë e jetës së saj private. Lexuesit e të përditshmes që i pubikoi fotot i janë përgjigjur duke thënë se zyra federale nuk është aq private sa mendon ajo. Pallati Federal nuk ka bërë komente. Ka patur vetëm një reagim, sipas të cilit thuhet se ekziston një kod sjelljeje, i cili sanksionon evitimin e publikimit të fotove private që mund të cënojnë reputacionin e Konfederatës.