• |
ide | kryesore

Konte merr Italinë. Ja trainerët më të paguar

Arkiva, Sport
téléchargement.jpg



Tashmë është zyrtare, Antonio Conte do të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane por ajo që të bën përshtypje përveç faktit se një trajner në kulmin e karrierës vendos të udhëheqë një kombëtare zakonisht teknikët kërkojnë stolin e një përfaqësuesie pas një periudhe të gjatë në drejtimin e klubeve është paga e lartë e 44 vjeçarit .

Conte do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon të cilat plus bonuse mund të kapin shifrën e 4 milionëve.

Kjo kontratë e majme e vendos menjëherë teknikun puljez në vendin e tretë në listën trajnerëve më të paguar përsa i përket përfaqësueseve.

Në vendin e parë ndodhet një tjetër italian. Fabio Capello aktualisht paguhet nga federata ruse e futbollit plot 9 milion euro në sezon, duke e bërë dështimin në kupën e botës të pajustifkueshëm për dikë që përfiton kaq shumë, megjithatë rusët nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë dhe duke se do ti japin besim deri në botërorin e vitit 2018 i cili do të zhvillohet pikërisht në Rusi

Pas ish trajnerit të Milanit ndodhet një tjetër emër i madh si Roy Hodgson. Britaniku përfiton 4.5 milion euro në vit, por edhe ai po ashtu si Capello deri më tani nuk ka qënë i aftë ta dërgojë tek suksesi përfaqësuesen e 3 luanëve.

Ashtu si e përmendëm Conte i 3-të ndërsa menjëherë pas tij renditet kampioni i botës Joachim Low. Federata gjermane i paguan teknikut 2.8 milion euro në sezon, por besoj se të gjithë jemi dakort që Low meriton shumë më shumë se aq.

Trajneri i sapoemëruar i Brazilit Carlos Dunga është i pozicionuar në vendin e 5-të pasi firmosi një kontratë me federatën e vendit të tij , nga e cila do të ketë mundësinë të shtojë në llogarinë e tij 2.5 milion euro në sezon.

Të njëjtën shifër përfiton edhe tekniku i Spanjës Vicenet del Bosque i cili vendosi të qëndronte në krye të iberikëve edhe pas kampionati botëror ku kampionët e Eurpës nuk u paraqitën aspak në nivelet e kërkuara.

Më tej gjendet trajneri i SH.B.A Jurgen Klinsmann i cii përfiton nga amerikanët 1.9 milion euro në vit, ndërsa në vendi i 8-të mbahet nga një tjetër ish-trajneri i Juventusit si Didier Deschamps, që aktualisht paguhet për detyrën e teknikut të Francës me 1.6 milion euro në sezon.