• |
ide | kryesore

Balotelli tek Liverpool

Arkiva, Sport
mario.jpg



Mario Balotelli –n nuk e duan më tek Milan. Klubi milanez ka nisur negociatat me anglezët e Liverpool, të cilët janë të interesuar për sulmuesin. Milan Channel njoftoi se bisedimet janë zyrtare. Milan kërkon 20 milionë euro për ta shitur lojëtarin. Ndërsa Liverpool dhe agjenti i Balotelli –t, Mino Raiola, kanë rënë dakord për pagën. Ai do të marrë 6 milionë euro në vit dhe do të ketë një kontratë 5 –vjeçare. Balotelli është parë në stërvitje, në Milanello, por u ka thënë mediave se kjo ishte dita e tij e fundit në kapin stërvitor të Milan -it.