• |
ide | kryesore

Provojeni Jalin, destinacionin trendi të kësaj vere

Arkiva, Stil
Jal3 (1).jpg



 

Nëse edhe këto pak ditë që kanë mbetur kërkoni destinacionin tendencë të kësaj vere, ai me siguri gjendet në Jal. Dy gjijtë e shkëlqyer të Jonit, vetëm pak kilometra poshtë fshatit të gurtë të Vunoit, janë bërë vërtet një qoshe e izoluar, që do ta kishte zili cdo cep i Mesdheut. Jo vetëm për ujin e kristaltë që nuk diskutohet, por edhe për rritjen e ndjeshme të cilësisë së shërbimit.

Deri më tani Jali ka qenë më shumë një pikër për plazhistët e rij dhe adoleshentë, ku bucisnin deri vonë rritmet e diskos më me emër të gjithë bregut, "Folie marine", por këtë verë, sidomos në ditët e javës, klientela mund të përbëhet edhe nga familjarë dhe cifte në moshë më të rritur.

E gjitha kjo sepse tashmë akomodimi ka arritur në standarte perendimore. Hoteli i ri "Soleil" ku vërtet duhet të paguash nga 60 deri në 100 euro nata (formula përfshin edhe mëngjesin dhe darkën), ka një pamje magjepse në dhomat me pamje nga deti (pamje hotelit në foton e madhe). Por, jo vetëm kaq, në Jal mund të gjehen tani edhe shumë nga shërbimet më të mira që mund të të ofrohen edhe në kryeqytet.

 

Shtepia e ushtarakeve e ngritur ne kodren mbi gji

Pamje e gjirit tradicional te Jalit. Ne skaj te kodres gjendet shkolla e zhytjes

 

Kështu një nga kuzhinierët me emër në Tiranë, Arvi i restorant, Ottium që gjendet në bllok, është shpërngulur në buzë bregdetit të Jalit, për të ofruar një zgjedhje vërtet gastronomike (kryesisht me bazë peshku).  Një darke për dy veta me një shishe vere korrekte (cmimi i saj pak më i lartë se në Tiranë) mund të shkojë nga 6 mijë deri në 8 mijë lekë.

 

 

Pjata te servirura nga shef Arvi

Të tjera shërbime që as që bëhej fjalë të gjeheshin deri një vit më parë në jug, janë trajtimet e trupit dhe të fytyrës, masazhet, parukeria, manikyra dhe pedikyra. Një masazh një orësh në "Velur SPA e RELAX" (që është shpërngulur gjithashtu buzë Jonit këtë vit) kushton 40 euro dhe një maskë trupi pa diellit 28 euro.

 

Qendra Velur ka hapur nje pike te sajën ne Jal

Por në Jal është meduar jo vetëm për ata që duan jetë të rehatshme, përkujdesje për trupin dhe kuzhinë të mirë. Vend ka edhe për ata që kërkojnë aventurën në thellësitë e detit. Shkolla e zhytjes "Oazi Blu" ofron kurse zhytjeje me shoqërues për fillestarët si dhe në të njëjtën kohë dhënie paisjesh me qera për ata që e kanë ushtruar tashmë këtë pasion. Pra në Jal, këtë verë, gjen pothuajse gjithshka që ka munguar më parë në plazhet e jugut të Shqipërisë. Mjafton të kesh vënë ca para mënjanë, dhe disa ditë të bukura janë të mundura. Ka ende ditë të gjata sezoni, për të tentuar këtë aventurë. Vetëm një këshillë. Shmangni fundjavat. Foli Marine bën shumë zhurmë si për të na kujtuar edhe njëherë, se pavarësisht nga deti i mrekullueshëm, ende në rivierën shqiptare, nuk mund të thuhet se cdo gjë është perfekte. 

Shkolla e zhytjes Oazi Blu