• |
ide | kryesore

Milan: Synimi kryesor është Torres

Arkiva, Sport
torres.jpg



Tashmë është Fernando Torres objektivi “numër 1” për sulmin e Milanit. Spanjolli ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë drekës që administratori Adriano Galiani dhe trajneri Pipo Inzaghi patën në Milanello. Chelsea është gati që ta lëshojë lojtarin edhe si borxh por kanë një pengesë. Bëhet fjalë për pengesat e kontratës ndaj Milan po kërkon zgjidhje të tjera.

Kanë mbetur edhe 6 ditë për të marrë një qendërsulmues por tek Milan duan që këtë çështje ta mbyllin më shpejt, për ta patur gati që në ndeshjen e parë kundër Lacios, të dielën. Torres është dhe emri kryesor dhe Chelsea e ka dhënë miratimin e tij. Por pengesa që Torres ka një nen në kontratë që e bën Milan të stepet pasi nuk dëshiron ta paguajë atë menjëherë dhe kanë ftuar londinezët që të ndihmojnë në pagën e spanjollit.

Nëse Milan nuk arrin dot tek Torres atëherë synimi i rradhës është Fabio Borini, ish-lojtar i Romës. Ai është lojtar i Liverpool pavarësisht se është dërguar të luajë tek Sunderland, ku nuk ka gjetur hapësira.