• |
ide | kryesore

Lacio, Tare: Nuk duam emra por lojtarë

Arkiva, Sport
tare.jpg



Kohë prezantimesh edhe tek Lacio. Është zhvilluar më në fund një konferencë shtypi e shtyrë disa herë, ku u prezantuan mbrojtësi argjentinas Santiago Gentiletti dhe mesfushori holandez Edson Braafheid.

Në prezantim nuk mungonte Drejtori Sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare që kërkoi që në fillim të largonte skepticizmin e disa komentuesve për blerjet e Lacios këtë sezon.

“Bëhet gjithmonë një gabim i madh këtu në Romë – tha Tare duke shtuar – na kryqëzojnë menjëherë për blerjet, por do të jetë fusha ajo që do të tregojë sa vlejnë këta lojtarë. Ne nuk kërkojmë “emra” por lojtarë. Argjentinasin dhe holandezin i ndjekim prej shumë kohësh. Kanë personalitet dhe eksperiencë. Do të jenë shumë të rëndësishem për ne – tha Tare.

Kohët e fundit Tare ka patur probleme me tifozët e Lacios që kanë kërkuar blerjen e emrave më të njohur në skuadër. Megjitahtë Tare ka patur gjithmonë mbështetjen e presidentit të Lacios, Lotito.