• |
ide | kryesore

Milan e nis mbarë ndaj Lacios së Berishës dhe Canës. Napoli fiton në fund, ngec Interi

Arkiva, Sport
inzagj.jpg



Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon të Seria A. Merr frymë i lehtësuar trajneri Inzagi në nisje të aventurës tij me ekipin e Milanit pas fitore 3-1 ndaj Lacios.
Nuk ka zhgënjyer sulmi me Stephan El Shaaraëy, Honda dhe Menez. Milani arrin të shënojë që në 7 minutat e para me anë të japonezit, i cili mposhti kosovarin Etrit Berisha, portierin e kombëtares shqiptare.
Ne fushë ishte edhe Cana mbrojtësi tjetër I kombëtares shqiptare. Pas golit Milani tregoi qëndrueshmëri, duke i lënë pak hapësira kundërshtarit në mbrojtje dhe shpesh dilte në kundërsulm me El Shaaraëy-n, i cili ishte në një ditë të mirë.
Goli i dytë erdhi nga Muntari në minutën e 56-të ku meritën më të madhe e pati sërish japonezi Honda. 8 minuta më pas Menez fiton një 11-metërsh, të cilin e kthen në gol po ai. Goli për Lacion erdhi nga një autogol i Alex.
Në tribunë ishte edhe presidenti Berluskoni si dhe blerja më e re Fernando Torres.

Barazim 0-0 për Inter që luajti në transfertë me Torinon. Një ndeshje me raste për të dyja skuadrat por që nuk mundën të finalizojnë. Torino e pati një rast “të artë” në minutën e 20 kur Larrondo humbi një penallti.

Nuk zhgënjen Napoli që fiton falë një goli në minutën e 95 ndaj Genoa-s. Napoletanët shënuan që në minutën e 3-të me Callejon por xhenovezët barazuan në minutën e 40. Raste të shumta për napolitanët por goli erdhi nga De Guzman vetëm në fund të takimit.