• |
ide | kryesore

Jetojmë në epokën e kujtesës jetëshkurtër

Arkiva, Ide
Social-Media-People.jpg



Shumë shpejtësi, shumë informacione. Ato shkurtojnë fuqinë për të kujtuar ngjarjet dhe jetën e fushatave në internet. Edhe politika sot duhet të përputhet me ligjet e rrjeteve sociale. Pra askush nuk përgjigjet për premtimet e harruara menjëherë.

Tani që rrjeti social, me fuqinë shtytëse të Internetit është vendosur në qendër të debatit publik, tani kur nuk ekziston asnjë betejë propagande civile ose propogande politike pa përdorimin e këtyre mjeteve, ne mund të pyesim: Çfarë mbetet nga gjithë kjo? Dhe sa arrijnë të kenë ndikim të vërtetë në strukturën e një shoqërie dhe në ndryshimet e saj, betejat përmes internetit?
Nëse ju lëvizni me shpejtësi nëpër “albumin” e mobilizimeve të mëdhenj globalë të vënë në lëvizje nga Interneti, që nga lëvizja që pushtoi Wall Street-in kundër pushtetit të errët të financave, deri tek ajo e Pranverës Arabe që ka bërë të shfaqet një rreze shprese e demokracisë në regjimet autoritare dhe despotike, ne duhet të pranojmë se bilancet në terma afatmesëm janë të dobët. Shumë tw dobët. Shpejtësisë supersonike të mesazheve, forcës së menjëhershme të një anëtarësie kolektive përmes Facebook ose Twitter, i ka korresponduar me kalimin e kohës një mekanizëm zëvendësimi, pothuajse identik në çdo ngjarje. Duket sikur opinioni publik, me t’u shuar entuziazmi fillestar për një betejë, kalon në bllok, dhe po me të njëjtën shpejtësi, tek mobilizimi i radhës.
Në revistën Foreign Policy, Lauren Wolf bën shqyrtimin e disa prej ngjarjeve të mëdha në të cilat rrjeti ka treguar maksimalisht forcën e tij të muskujve: nga konflikti arabo-izraelit, tek neo-feminizmi, nga masakrat në Siri, tek bombat në Rripin e Gazës, e deri tek protestat për të shpëtuar fëmijët-ushtarë në Afrikë. Miliona tweet-e të zemëruar, miliona like në Facebook. Një impuls i vrullshëm, dhe shumë i shpejtë. Dhe pas kësaj? Kujtesë e ulët dhe lehtësi per t’u mërzitur, një interes për “përdor-dhe-hidh”, që nuk hedh rrënjë dhe nuk prodhon simpati të fortë: aq sa mjafton,, thotë Lauren Wolf, për të kaluar, me një automatizëm mekanik, në fatkeqësinë apo ngjarjen tjetër. Pra, pa lënë kështu asnjë gjurmë në fushën e pjesëmarrjes tonë. David Carr, një nga kritikët më me ndikim për sa i përket forces së ndryshimit që ka interneti, ngriti pyetjen dy vjet më parë: “Nëse diçka “na pëlqen” a do të thotë kjo që “me të vërtetë na intereson”?
Avullimi
Hendeku që zgjerohet mes përfshirjes së opinionit publik, në rrezik avullimi, dhe qëndrueshmërisë së saj në kohë, është e lidhur me dy faktorë: shpejtësinë dhe sasinë e informacionit. Për nga koha, nuk ka mesazh më të shpejtë, më të menjëhershëm, se ai që përshkon kabllot e rrjetit. Për nga sasia, nga ana tjetër, mjafton të mbajmë mend një shifër: informacioni që marrim çdo ditë, në një cikël të vazhdueshëm, korrespondon me totalin e 174 gazetave. Një “përmbytje”. Dhe atje ku ka mbingarkesë informacioni, dmth mbingarkesë të materialit, automatikisht kemi “paradoksin e gomarit”: Koka jonë ia del të jetë e mbushur me informacione, si në gungën e gomarit, por pastaj janë më të vërtetë shumë, dhe shumë prej tyre nuk arrijmë as t’i kuptojmë. Dhe kështu shkëputemi, dhe asgjë nuk na mbetet në kujtesë.
Nëse ka një sektor të debatit publik që përfshin këto rreziqe më shumë se cilido tjetër, ky është komunikimi politik. Dora-dorës që fuqia sociale dhe e shpërndarjes ka ardhur duke u zgjeruar, ndarja e fushës dhe e funksioneve, duke përfshirë mediat, ka ardhur duke u strukturuar. Sot, një politikan, një ministër, një këshilltar, nuk do të mund të linte mënjanë ato audienca të mëdha të 25 milionë përdoruesve të regjistruar në Facebook dhe 5 milionë abonentëve në Twitter. Me një evolucion teknologjik në rritje: nga 25 milionë përdoruesit e Facebook, 15 milionë kanë tashmë akses permes tabletave, telefonave celularë dhe smartphone-ve, instrumente, ku elementi i shpejtësisë është edhe më i rëndësishëm. Në këtë pikë, nëse krahasojmë modelin e komunikimit politik me instrumentet e vjetra, arrijmë në funksionet e mëposhtme të shpërndarjes.
Mesazhi në Twitter, me koncizitetin e tij prej 140 gërmash e numrash, zgjidh funksionin e vjetër të komunikimit për shtyp. Postimi në Facebook është posteri i vjetër që mobilizonte anëtarët dhe mbështetësit. Intervista në median e shkruar është shkëmbimi i marrjes së pozicioneve për profesionistët, një lloj sekuence e mesazheve të koduara që kalojnë përmes rrjetit të letrës të shtypur. TV, duke u nisur nga shfaqjet e bisedës së lirë, është tubim në shesh, pazari i batutës, me buzëqeshjen duke pulitur sytë, momenti i rrufeshëm me të cilin ne matim popullaritetin e një politikani. Dhe në qoftë se ju jeni i mirë në kalimin e këtij provimi, televizioni bëhet vendi i preferuar për të zgjedhur udhëheqësit dhe karrierën. Ku qëndron brishtësia e mekanizmit?
Pikërisht në atë që ne kemi parë në lidhje me mobilizime të mëdha mbi çështje ndërkombëtare. Shpejtësia e tepërt, e kombinuar me sasinë e informacionit e bëjnë të ndryshueshme kujtesën, pjesëmarrjen dhe vetë anëtarësimin. Lëvizshmëria e elektoratit nuk është më pasojë e fundit të ideologjive, sesa e këtij lumi të shpejtë dhe të pafund mesazhesh. Të gjitha rrezikojnë të avullojnë. Me një mungesë të dyfishtë përgjegjësie: për shkak të marrjes së vazhdueshme të pozicioneve dhe ndoshta premtimeve, politikani nuk ka më kohë për t’iu përgjigjur dhe votuesi i tij nuk ka më kohë për të kërkuar llogari.
DERI KUR?
Ndryshimi i skenarit është relativisht i kohëve të fundit: ishte 29 janar 2012, kur lajmi i vdekjes së ish-Presidentit të Republikës italiane, Oscar Luigi Scalfaro, nuk erdhi me një agjenci, por përmes një tweet-i të një profesori universiteti, Alberto Gambino, një mik i Scalfaros. Që atëherë ne kemi parë një parti të lindur që shpërtheu nëpër rrjete sociale, Lëvizjen Pesë Yje, dhe një kryetar të qeverisë, Matteo Renzi, që për ditë çon në Twitter një premtim, një angazhim për votuesit dhe qytetarët, për të fituar një bast në një afat shumë të shkurtër. Me ankandin e premtimeve që gjithmonë lëvizin një cm më lartë. Pyetja është: deri kur do të funksionojë?

Messaggero
Përshtatur në shqip nga bota.al