• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez s’ka fat në dashuri

Arkiva, Paparazzi
jlo-jennifer-lopez-25087469-1280-1924.jpg

Ajo është një nga femrat më seksi të botës, por është e pafat në dashuri. Jennifer Lopez mban mbi supe tre divorce dhe një fejesë të dështuar. Megjithatë asgjë nuk ka arritur t’ia shuajë optimizmin. Në një intervistë për revistën Elle UK, Lopez shprehet se nuk ka hequr dorë së kërkuari “Princin e Kaltër” dhe do t’i bëjë gjithmonë sytë katër deri sa ta gjejë. “Unë akoma besoj në dashuri. Ai është akoma diku atje. Thjesht më duhet ta gjej”, – u shpreh 45 –vjeçarja. Lopez, nënë e dy fëmijëve Max dhe Emme, u poshtërua në publik dy muaj më parë kur partneri i saj 27 -vjeçar, Casper Smart, e tradhëtoi me një “trans”. Megjithëse i mohoi të gjitha pretendimet në media, Lopez i dha fund menjëherë marrëdhënies me partnerin e saj. “E keni vënë re që kam bërë gabime. Nxitohem, injoroj të gjithë sinjalet. Është e vështirë. Lëndohem shumë, por e bind që të nxjerr mësim. Megjithë lëndimet jam e bindur që mund të ngjitem më lart. Do të vijë koha kur gjithcka që do të bëj do të jetë e drejtë dhe pa gabime” -tha Lopez, duke theksuar se do të vijë dita kur edhe ajo të ketë fat në dashuri.



Kthehu