• |
ide | kryesore

Guardiola: Enrique mund të ma kalojë dhe mua

Arkiva, Sport
pep.jpg



Trajneri i Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola, është i bindur se Luis Enrique është njeriu i duhur për të drejtuar Barcelonën, që sezonin e fundit e mbylli pa asnjë trofe. Sipas 44-vjeçarit, ish-trajneri i Romës mund të bëjë edhe më mirë se ai në krye të katalanasve.

“Sigurisht që ai mund të arrijë sukseset e mia te Barcelona, kam pritshmëri të larta tek ai. Ai madje mund të bëjë një punë më të mirë se unë. Është e rëndësishme që Barcelona të ketë sërish identitetin e saj, një filozofi që ne të gjithë e njohim. Mendoj se do ta shohim sërish këtë filozofi nën drejtimin e Luis Enriques.”

Guardiola qëndroi për 4 sezone radhazi nga viti 2008 deri më 2012 në krye të Barcelonës, periudhë gjatë së cilës fitoi gjithsej 14 trofe, ndër të cilët tre tituj të la Ligas dhe dy Champions League. Guardiola dhe Luis Enrique kanë luajtur së bashku te Barcelona, madje në periudhën kur Pep drejtonte skuadrën e parë, Luis ishte trajner i Barcelonës B.