• |
ide | kryesore

Ishulli magjik i tersit

Arkiva, Stil
la gaiola 5.jpg

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor…

Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e mallkuar dhe asgje nuk e largon atë mallkim. Ishulli i ka shkaktuar rrënim dhe fatkeqësi të ndryshme të gjithë pronarëve të tij që nga shekulli i 19-të. Tashmë, të dy ishujt shkëmborë dhe vila e shkretuar që rënkon mbi to, lundrojnë të braktisur rreth 30 metra nga brigjet e Napolit, të bashkuar nga një urë e vetme guri.

Nëse guxoni.. mund të shkoni me not për ta vizituar.

Isola la Gaiola përbëhet nga dy ishuj të vegjël në gjirin e Napolit dhe është pjesë e Parkut Nënujor Gaiola, i cili mbron jetën e egër nënujore të gjirit si dhe rënojat antike romake. Në ishull, vizitorët do të gjejnë mbetjet e një tempulli antik të Venusit. Thuhet se poeti Virgjil i mësonte studentët e tij, pikërisht në këtë ishull.

Një hermit i quajtur “Magjistari”, ishte i pari banor i La Gaiola në fillim të 1800-ës. Më pas u ndërtua dhe vila e vetme e ishullit. Kanë qenë të shumtë të pasurit që kanë dashur ta kenë të tyrin këtë ishull, duke nisur nga një biznesmen zvicerian, tek manjati Italian i Fiatit Gianni Agnelli e më pas milarderi John Paul Getty. Të gjithë ata patën peripeci dhe tersllëqe të shumta që nga moment i blerjes.

 I braktisur në frikën dhe misterin që e rrethon, ishulli tashmë qëndron i vetmuar në pritje të notuesve të guximshëm që mund t’i afrohen nga bregdeti i Napolit. La Gaiola mund të arrihet dhe përmes një barke me fund transparent për të admiruar jetën e pasur nënujore që e rrethon.

… dhe nëse doni të jetoni atje, e sigurtë që është në pritje të një pronari. I mallkuar ose jo, rrugicat me kalldrëm të ishullit janë magjepsëse dhe ofrojnë pamje të mrekullueshme.

Kthehu