• |
ide | kryesore

Maradona sherr me grushta: “Aguero, bir k…” (video)

Arkiva, Sport
Maradona-Sergio-Aguero.jpg



Një nga lojtarët më të famshëm të të gjitha kohërave, Armando Diego Maradona, është përfshirë në një sherr me grushta pas daljes nga një klub nate në Dubrovnik të Kroacisë ku po kalon pushimet. Mësohet se është dashur të ndërhyjë edhe policia. Edhe pse videoja nuk është e cilësisë shumë të mirë, mund të dallohet një turmë ku dëgjohen britma në gjuhën spanjolle. 53-vjeçari Maradona shihet duke u konflikuar me disa persona jashtë klubit të natës. Nuk është bërë e ditur arësyeja e ketij sherri ndërsa burime në vendngjarje thanë se Maradona ka qenë plotësisht në gjendje të dehur. Në këtë gjendje, ndoshta duke iu përgjigjur ndonjë provokimi, ai ka sharë edhe ish-dhëndërrin e tij Sergio Aguero. “Ajo mamaja jote put… Aguero ore bir k…” – dëgjohet Maradona. Policia kroate nuk ka hapur ndonjë hetim për shkak se nuk ka patur asnjë denoncim. Maradona vizitoi Papa Franceskun në kuadër të një ndeshjeje bamirësie dhe më pas po kalon disa ditë relaksi në brigjet e Adriatikut./lapsi.al/