• |
ide | kryesore

Nik Xhelilaj e Rita Ora, bashkë në Stamboll

Arkiva, Paparazzi
niku dhe rita.jpg



Nik Xhelilaj dhe Rita Ora janë parë së bashku në Stamboll. Aktori shqiptar jeton prej kohësh në këtë qytet dhe është një emër i njohur për vendasit, për shkak se ka luajtur në disa prodhime kinematografike turke. Ndërsa këngëtarja Rita Ora gjendet në Stamboll, pasi këtë qytet e ka përfshirë në turin e koncerteve të saj, raporton revista Anabel. Në fakt, dy të rinjtë e sukseshëm nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet së bashku në Stamboll, por janë takuar rastësisht në një prej lokaleve më të njohur të qytetit.