• |
ide | kryesore

Oscar Pistorius nuk do të dënohet për vrasje

Arkiva, Sport
oscar.jpeg



Bie akuza për vrasje të qëllimshme për atletin nga Afrika e Jugut, Oskar Pistorius. Ai nuk do të dënohet për vrasje me paramendim të së dashurës së tij në shkurtin e vitit të kaluar. Ky ishte vendimi i publikuar të enjten nga gjykatësja e çështjes në ngarkim të tij në seancën që u zhvillua në Pretoria. Sipas gjykatëses, nuk ka prova të mjaftueshme për këtë akuzë. Pistorius vrau natën e Shën Valentinit të dashurën e tij modele. Megjithatë vendimi ende nuk është marrë, por ai nuk rrezikon më një dënim nga 25 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Ndaj tij mund të jepet një dënim më i lehtë pasi ndaj tij rëndon tashmë akuza “vrasje nga pakujdesia”. Oskar Pistorius u bë i njohur në të gjithë botën si sportisti i parë që mban proteza që merr pjesë në një Olimpiadë.