• |
ide | kryesore

Riluhet filmi kult “Point break”

Arkiva, Paparazzi
Pointbreaktheatrical.jpg



23 vjet pas filmit kult të Kathryn Bigelow, “Point Break” me aktorët e rinj Keanu Reeves dhe Patrick Swayze ai do të rivijë në ekranin e madh. Filmi do të vijë nën regjinë e Ericson Core dhe do të riluhet nga Edgar Ramirez në rolin e Bodi (në atë kohë interpretuar nga Patrick Swayze), krimineli i dashuruar pas sërfit që bashkë me shokët e tij grabiste banka me fytyra të mbuluara me maska të presidentëve amerikanë si: Reagan, Johnson, Nixon dhe Carter.

Ndërsa nën lëkurën e Johnny Utah, agjentit të FBI-së i infiltruar tek sërfistët për të kapur bandën e grabitësve do të jetë Luke Bracey dhe jo më Keanu Reeves.

Ashtu si origjinali edhe tek ky “remake” nuk do të ketë vetëm sërf por edhe sporte të tjera ekstreme. Filmi po xhirohet në Valle d'Aosta dhe do të prekë 10 vende të botës. Në SHBA filmi do të shfaqet me 31 gusht 2015./www.lapsi.al/