• |
ide | kryesore

Crespo: Nuk krahasohet Messi me Maradonën

Arkiva, Sport
messi_8828.jpg



Hernan Crespo, ish-sulmuesi i Argjentinës, mendon se të krahësosh Lionel Messin me Diego Armando Maradonën është qesharake. Kur ende vazhdojnë krahasimet mes Lionel Messit dhe Diego Maradonës, Hernan Crespo mendon ndryshe.

“Ju nuk mund t’i krahasoni dy futbollistë nga dy periudha të ndryshme. Kjo është qesharake. Messi është i jashtëzakonshëm, por ju nuk mund t’i përshkruani me fjalë aftësitë e Maradonës” – tha trajneri i të rinjve të Parmës për “Gazzetta dello Sport”./lapsi.al/