• |
ide | kryesore

Tifozët e Romës s’heqin dorë nga dhuna, plagosin me thikë një rus

Arkiva, Sport
roma.jpg



Incidentet e dhunshme shoqëruan ndeshjen mes Romës dhe CSKA së Moskës. Përplasja mes tifozëve nisi para garës së grupeve në Champions League. Dy tifozë rusë u plagosën, njëri u qëllua disa herë me thikë në trup, ndërsa tjetri në kokë me mjete të forta. Gjatë ndeshjes tifozët rusë hodhën tymues drejt italianëve dhe në fushë. Për shkak të tymit, ndeshja u ndërpre për një minutë. Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Romës përleshen në stadium dhe jashtë tij me tifozët e skuadrave kundështare dhe jo pak herë ka patur edhe të plagosur.