• |
ide | kryesore

“Elbasan arena” vishet kuq e zi (foto)

Arkiva, Sport
elbasan-arena.jpg



Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i punimeve në stadiumin, “Elbasan Arena”, ai ka filluar të marrë formë. Impianti i rikonstruktuar do të jetë “shtëpia e re” e kombëtares. Nga tetori aty do të luhen ndeshjet për elemintaroret e kampionatit europain “Francë 2016”. Takimi i parë është ai me Danimarkën.

Në stadium ka filluar puna për vendosjen e stolave, të cilat do të jenë në ngjyrat kuq e zi, ndërsa për tribunën VIP do të ketë stola të veçantë. Në të njëjtën kohë po punohet për fasadën, rrethimin, ambientet e brendshme dhe tapetin e fushës.  Stadiumi do të përurohet më 11 tetor.

/www.lapsi.al/