• |
ide | kryesore

Rita Ora trajnere e “The voice” në Britani

Arkiva, Paparazzi
rita-ora-650.jpg



Rita Ora, që deri tani ka punuar me marka të tilla si Adidas, i është bashkuar spektaklit të zërave të rinj “The voice” për Mbretërinë e Bashkuar që tranmetohet nga BBC. Ajo do të jetë një nga 4 trajneret. Rita Ora do të zëvendësojë një tjetër këngëtare të famshme siç është Kylie Minogue që thuhet se nuk do të vazhdojë më me këtë shfaqje. Ora do të jetë në krah të Tom Jones, Will.I.Am dhe Ricky Ëilson. Të gjithë trajnerët do të jenë në Salford në Mançester për auditionet e fshehta muajin e ardhshëm. Sezoni i ri nis në BBC One në janar. "Në më pak se dy vjet, Rita Ora ka qenë një zë i rëndësishëm në Britani dhe në të gjithë botën thanë producentët. Vëtë Rita Ora ka thënë: “Jam e ngazëllyer të jem pjesë e këtij projekti, dhe që ekipi im të fitojë “The voice”. Do të jetë kënaqësi të jem në krah të Will.i.am, Tom dhe Ricky”./lapsi.al/