• |
ide | kryesore

Celentano letër presidentit: Fale Fabricio Coronën

Arkiva, Paparazzi
celentano-corona-grazia-638x425.jpg



"I dashur Presidenti Napolitano, më falni në qoftë se me të gjitha “dhimbje e kokës” që unë imagjinoj se ju keni, po ua shtoj edhe unë me një kërkesë që ta falni Fabrizio Coronën." Kështu fillon një "letër e hapur" për kreun e shtetit italian nga këngëtari Adriano Celentano. Ai e ka postuar këtë letër në blogun e tij. Celentano shkruan se ai nuk e ka njohur fotografin por është njohur me çështjen nëprmjet gazetave dhe televizionit.

“Unë e kuptoj se gjyqtari ka zbatuar ligjin por ajo që nuk kuptoj është përse ai nuk e zbaton ligjin njëlloj dhe për të gjithë. Ju, zoti President, e dini më mirë se unë se kriminelët e vërtetë janë kaq shumë ata kalojnë më pak ditë në burg sesa fotografi që e ka ekzagjeruar. Sigurisht, ai e kishte gabim, si të gjithë ne, disa më shumë e disa më pak kanë gabuar, ndoshta do të ndodhë edhe me ju – shkruan Celentano.

“A e dini çfarë ka bërë ky “kriminel”? I është afruar Trezeguet dhe e fotografon kur ai ishte me një femër që nuk ishte gruaja e tij. Por, në vend që t’ua japë gazetave, siç ndoshta do të kishin bërë të gjithë zgjedh një tjetër mënyrë. Shkon tek lojtari dhe i thotë: “të kam kapur me një grua që nuk ishte gruaja jote. Nëse dëshiron, fotot mund të t’i shes ty në vend të gazetave. Trezeguet, që nuk është budalla, e kupton çfarë i leverdis dhe pranon, ashtu siç do të kishin bërë të gjithë. Por bashkë me ato 25 mijë euro që morri nga lojtari ai dorëzoi “provat e besnikërisë” që megjithëse u evitua prishja e një familjeje, për gjykatësin ka bërë një gjë të keqe.  

Zoti President, Juve që keni mundësi të rregulloni hapat e atyre që gabojnë, po ju kërkoj vetëm pak mëshirë për atë djalë që “në një moment të keq reagoi mirë” siç thotë edhe Jezus – shkruan Celentano nëletrën e hapur për presidentin Napoletano.   

Nga 25 janari 2013 fotografi Fabricio Corona po vuan një dënim prej 7 vitesh burg për presion ndaj personave publikë, në rastin konkret ndaj ish-futbollistit të Juventus David Trezeguet./lapsi.al/