• |
ide | kryesore

Kitaristi i AC/DC në gjendje të rëndë

Arkiva, Paparazzi
C_4_articolo_2071587__ImageGallery__imageGalleryItem.jpg



Malcolm Young, legjenda e rokut dhe kitarës së AC/DC vuan nga një demenza senile, një sëmundje që nuk e lejon më që të luajë muzikën e tij. Kjo sëmundje i ka dëmtuar trurin dhe njëkohësisht kujtesën. "Malcolm është i sëmurë dhe familja ju falënderon për respektin e treguar për jetën e tij private” – thuhet në një komunikatë të familjes të publikuar në revistën “People”. Që në prill Young morri një pushim për shkak të problemeve me shëndetin. Në dhjetor grupi kishte parashikuar të nxirrte albumin e ri “Rock or Bust”, album që celebronte 40 vjetorin e grupit australian ku kitaristi i famshëm nuk ka qenë pjesë.

Rock or Bust” është albumi i parë në historinë 41 vjeçareAC/DC pa prezencën e themeluesit të grupit Malcolm Young” – thuhet në njoftimin e publikuar nga vetë grupi në faqen zyrtare. Për fat të keq gjendja e Malcolm e ka ndaluar të jetë pjesë e grupit.

AC/DC do të marrin një tur botëror në 2015-ën për të promovuar “Rock or Bust”. Do të jetë Sarà Stevie Young, nipi i Angus dhe Malcolm Young, që do ti bjerë kitarës dhe do të shoqërojë grupin në këtë tur./lapsi.al/