• |
ide | kryesore

Aksident tragjik i Bianchi, Formula 1 në ankth (video)

Arkiva, Sport
biank1.jpg



Ka përfunduar në mënyrë tragjike gara e Formula 1 në Japoni. Ajo është mbyllur 6 xhiro përpara fundit, për shkak të një aksidenti mjaft të rëndë të pilotit Jules Bianchi i cili është përfshirë fillimisht në aksident me makinën Sauber të Adrian Sutil dhe më pas është përplasur me muret rrethuese ku ndodhej edhe nje tjetër mjet.

Piloti francez është transportuar menjëherë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë. Babai i pilotit ka bërë me dije se gjendja e tij është e rëndë dhe se duhet pritur edhe 24 orë të tjera për të përcaktuar situatën e tij.

Sa i takon përplasjes, ajo nuk është shfaqur nga kamerat në televizion. I vetmi që mendohet se e ka parë të gjithë aksidentin ka qenë piloti Sutili, i cili ka thënë për mediat se në respekt të jetës së Bianchi nuk mund të thotë asnjë gjë, në lidhje me aksidentin dhe se i uron kolegut shërim sa më të shpejtë./lapsi.al/