• |
ide | kryesore

Federata Serbe: Burg kush djeg flamurin shqiptar

Arkiva, Sport
flamur djeg.jpg



Me afrimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri wshtw rritur edhe tensioni në Federatën Serbe të Futbollit. Kjo e fundit u druhet incidenteve qw mund tw krijohen nga tifozwt e saj qw do tw çonin nw dwnimin e Serbisw nga UEFA. Shefi i Sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit, Mirko Milivoj, në një prononcim për mediat vendase, akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit që nuk ka dorëzuar listën e tifozëve që do të udhëtojnë drejt Beogradit. Sipas tij, kjo mungesë bashkëpunimi, mund të cënojë sigurinë.

“Përfaqësuesit e Shqipërisë nuk janë të interesuar dhe nuk e kuptojnë që kjo ndeshje është me risk të lartë. Ata nuk kanë parë as stadiumin dhe as hotelin ku do të akomodohen, si dhe kanë refuzuar të na sjellin listën me emrat dhe mbiemrat e personave që janë pjesë e biletave të tyre. Nëse duan që të vijnë në Beograd, nuk e di se cfarë sigurie mund t’u ofrojmë” – u shpreh Milijov

Ai tha se Federata Serbe në bashkëpunim me Policinë do të marrin masa që të mos ndodhë asnjë episod i cili do të cënonte edhe ngjyrat kombwtare. “Do të merren të gjitha masat, që të mos ketë incidente nga ana e tifozëve. Rregullat në portat hyrëse të stadiumit do të zbatohen me përpikmëri. Nëse dikujt i vjen ndërmend të djegë sërish flamurin, do të arrestohet menjëherë dhe do të burgoset. Në tribunë do të infiltrohen agjentë të shumtë të policisë, për të evituar ndonjë budallallëk të mundshëm të tifozëve” – mbylli deklaratën e tij Milijov