• |
ide | kryesore

“Spice girls” janë gati të rikthehen

Arkiva, Paparazzi
spice-girls.jpg



Këtë herë është Emma Bunton që ka ndezur një “dritë shprese” për fansat e tyre nostalgjikë. Rikthimi i “Spice girls” në vitin 2015 duket një gjë jo dhe aq e largët. “Shkëmbejmë vazhdimisht e-mail dhe flasim- ka thënë kantautorja britanike duke pranuar për “Daily Mail” mundësinë e kthimit të grupit në skenën ndërkombëtare.

Kanë kaluar tashmë 13 vjet nga tërheqja e tyre dhe në gjithë këtë kohë nuk kanë munguar zërat, asnjëherë të konfirmuar me fakte se një bashkim i mundshëm mund të shoqërohet me një hit muzikor dhe një tur botëror. E vetmja shfaqje e tyre ishte në hapjen e Lojërave Olimpike në Londër. “Sa herë që shoh performancën tonë të fundit ndjehem e lumtur” – është shprehur “Baby Spice”. “Nuk kishim bërë asgjë bashkë prej shumë kohësh dhe ishte e mrekullueshme” – tha ajo. Pas Mel C, që ishte besuese për një rikthim të “Spice Girls” edhe Mel B, sot në jurinë e “X-Factor UK” tashmë edhe Emma Bunton ngacmon fantazinë e fansave.

Kuptohet që impenjimet e tyre janë të shumta. Fëmijët, puna, projektet që e bëjnë të vështirë një takim është edhe deklarata e Victoria-s që pas Olimiadës tha se do ta braktiste komplet muzikën për t’iu përkushtuar modës dhe “DVB style” markës së krijuar nga burri i saj David Beckham./lapsi.al/