• |
ide | kryesore

“The Huffington Post”: Enver Hoxha kishte të drejtë

Arkiva, Stil
enver hoxha.jpg



Enver Hoxha kishte të drejtë. Pushtimi i brigjeve shqiptare po afronte. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja amerikane “The Huffington Post” për plazhet e vendit tonë, duke nënvizuar pa rezerva të gjitha karakteristikat e tyre. Megjithatë, parashikimi i diktatorit për ardhjen e të huajve rreth 60 vjet më parë ishte i saktë, por ndërtimi i 700.000 bunkerëve në bregdetin dhe fshatrat e Shqipërisë ishte i panevojshëm. Hoxha, lideri brutal komunist që sundoi Shqipërinë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në 1985-ën, ishte qesharak dhe paranojak në idenë e tij se e gjithë bota po vinte të rrëmbente Shqipërinë.

Asnjë anije nuk zbarkoi. Enver Hoxha vdiq dhe në vitin 1992 Shqipëria rrëzoi komunistët nga pushteti, duke filluar një tranzicion të gjatë demokracie. Shqiperia ishte e mbyllur për të huajt gjatë gjithë kohës së Luftës së Ftohtë. Bashkë me demokracinë erdhi edhe fluksi i vizitorëve, që edhe pse vend i lirë, vinin në errësirë të plotë. Akush nuk e dinte çfarë i priste në Shqipëri.

Të udhëtosh në rivierën shqiptare nuk është e lehtë, pasi udhëtimi është i lodhshëm, të nervozon dhe thuajse gjithmonë është i pazakontë. Udhëtimi për në jug, zakonisht nis nga Tirana. Për arsye që kurrë nuk janë kuptuar, Shqipëria nuk beson në stacionet e autobusëve qendrore si në pjesën tjetër të Europës.

Ka autobusë, por stacionet e tyre janë në qoshe të qytetit dhe nëse vërtetë kërkoni të mesoni vendodhjen e stacioneve, mos kërkoni në internet, por pyesni në kioskën e parë ku shiten gazeta. Edhe pse ka autobusë, njerëzit preferojnë furgonat, të cilët të marrin dhe të lënë në vende të çudishme për një të huaj, por mos pyesni, mos bezdisni askënd, më mirë filloni ta pëlqeni këtë mënyrë. S’ka zgjidhje tjetër. Për të shkuar në Dhërmi, duhet fillimisht të merrni një furgon deri në Vlorë. Rruga zgjat rreth katër orë dhe kushton afërsisht 8 dollarë. Në Vlorë dhe në Dhërmi ka shumë restorante, plazhe dhe klabe me muzikë deri natën vonë.

Rreth tridhjetë minuta jashtë Vlorës, rruga hyn në Parkun Kombëtar të Llogarasë, një zonë e gjelbëruar në të katërta anët dhe rriuga nis të ngjitet në male me kthesa të ngushta. Edhe temperatura në këtë zonë ulet ndjeshëm.

Menjëherë pas pemeve dhe freskut, në shpatullën e jashtme të malit, nis të duket qartë uji kristal i Jonit. Por deri sa të arrini në plazh, duhet të bëni 1.027 metra rrugë të ngushtë dhe me shumë kthesa, ku në disa raste mungojnë edhe mbrojtëset anësore të rrugëve.

Normalisht këto rrugë në kohën e komunizmit ishin thuajse të virgjëra, pasi në atë kohë Shqipëria kishte vetëm 600 makina dhe nëse nuk ishte zyrtar i lartë i partisë, nuk kishte shumë shanse për të marrë një të tillë. Dhërmiu ka një reputacion si plazhi i elitës shqiptare. Plazhi i bardhë shkëmbor derdhet në buzët e detit që ka një ngjyrë thuajse të paimagjinueshme në blu të kristaltë. Dhërmiu dikur quhej edhe Ibiza e Shqipërisë, ku klabet e natës kanë tërhequr DJ të fashmëm botërorë si Tiesto dhe Paul Van Dyk. Fundjava ka parti pafund, ku rinia dëfrehet, pi dhe shijon detin.

Gjithsesi ju mund ti hipni makinës dhe të shijoni Himarën dhe të gjitha plazhet deri në Sarandë.

Aty mund të shkoni edhe në Korfuz të Greqisë. Vetëm sigurohuni të mos i tregoni shumë njerëve për këtë parajsë të pazbuluar ende, pasi bunkerët e braktisur nuk do të jenë shumë tërheqës për një fluks të madh turistësh.