• |
ide | kryesore

Presidentit Obama i refuzohet karta e kreditit në një restorant

Arkiva, Pikante
Barack.jpg



Barack Obama ka rrëfyer të premten se si i ishte refuzuar karta e tij e kreditit në një restorant në Nju Jork. “Vajta në një restorat gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB –së dhe karta ime e kreditit nuk u pranua”, – tha ai duke i bërë të qeshin funksionarët që kishin ardhur të dëgjonin presidentin amerikan për të folur mbi luftën kundër mashtrimeve bankare dhe të dhënave personale.

“Mendoj se ka lidhje me faktin që nuk e përdor shumë… Ata besuan se bëhej fjalë për ndonjë histori mashtrimi. U përpoqa t’u shpjegoj se i kisha paguar faturat e mia”, -vijoi ai.

Për ta shpëtuar nga kjo situatë ka menduar bashkëshortja e tij, Michelle, që ka paguar me kartën e saj. I pyetur më vonë për këtë ngjarje, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ia kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë.