• |
ide | kryesore

Edhe Sara Jessica Parker bën pazar tek “Gabi”! (foto)

Arkiva, Paparazzi
gabi8.jpg



Mos e beso po deshe! Aktorja e famshme e “Sex and the City” është fotografuar të frekuentonte një treg të rrobave të përdorura. Por a është e vërtetë. Sara Jessica Parker është fotografuar teksa frekuentonte tregun e rrobave të përdorura në rrugën Sannio, në Romë. Tregu është një destinacion në kërkim të rrobave të cilësisë së mirë dhe aktorja amerikane duket se nuk do t’i shpëtojë rasti për të blerë një fustan “Made in Italy”. Parker ndodhet në Romë për xhirimin e komedisë romantike “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” të regjisores Ella Lemhagen.