• |
ide | kryesore

Veliaj merr kërkesa punësimi edhe në PS

Arkiva, Pikante
veliaj ne ps.JPG



Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj pranon kërkesa punësimi jo vetëm në zyrë, por tashmë kudo. Disa militantë të Partisë Socialiste nuk kanë lënë t’u shpëtojë mundësia kur kanë parë në oborrin e selisë rozë ministrin që premton punësim dhe hap zyra për këtë punë anembanë vendit. Veliaj e ka patur të vështirë të largohej prej tyre pasi kërkesat e socialisteve ishin jo të pakta kur e mendon që tashmë ka kaluar më shumë se 1 vit nga ardhja në pushtet. Nga halli ata vijojnë të rendin nga një zyrë në tjetrën, nga një zyrtar në tjetrin për të shprehur shqetësimin e tyre. Jo të gjithë marrin përgjigje ndaj një kalim nga oborri i PS nuk duhet anashkaluar pasi për ta nuk i dihet… mbase ministri qëndron dy minuta!     /lapsi.al/