• |
ide | kryesore

Sërish një ndeshje Serbi-Shqipëri më 9 nëntor

Arkiva, Sport
tabela.jpg



Serbia dhe Shqipëria do të përballen sërish mes tyre. Por, kësaj radhe kjo ndeshje do të luhet ndërmjet dy ekipeve që mbajnë të njëjtin emër në kuadër të Ligës së Dytë të Landit të Vjenës me 9 nëntor. Në dhjetë ndeshjet e para, ekipi shqiptar SV Albania ka shkëlqyer duke grumbulluar 25 pikë (8 fitore, një barazim dhe një humbje) me diferencë golash +29! Ndërsa, ekipi serb renditet në vendin e 10-të, me 13 pikë të grumbulluara. Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen më 9 nëntor 2014, për javën e 13 të 2.Landesliga Wien./GazetaEkspress/