• |
ide | kryesore

Ja kush do e fitojë Lotarinë Amerikane këtë vit

Arkiva, Pikante
obamaaaa.JPG



Ditët e fundit në rrjet po qarkullojnë fotomontazhe ku bëhet ironi me fituesit shqiptarë të Lotarisë Amerikane. Edhe këtë vit sipas posterave të shpërndarë në internet, ata që do të fitojnë mundësinë për të punuar e jetuar në SHBA, janë nga Korça dhe Pogradeci, rrethe këto që njihen për komunitetin e madh të shqiptarëve në Amerikë. Por, këto fjalë duket se po “zyrtarizohen” edhe nga Ambasada e USA në Tiranë. Në faqen zyrtare në facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka lajmëruar korçarët se po shkon t’i ndihmojë e t’ja bëjë më të lehtë vajtjen në tokën e premtuar. Kur ka mbetur pak më shumë se një javë nga data e përfundimit të aplikimeve online, amerikanët ofrojnë asistencën e tyre për qytetarët korçarë: “A jeni i interesuar për Lotarinë Amerikane? Nëse është kështu, ne po vijmë në Korçë! Të premten, më 24 tetor, përfaqësuesit konsullor nga seksioni i vizave do të vizitojnë Korçën për t’u përgjigjur pyetjeve të përgjithshme që mund të keni në lidhje me Llotarinë Amerikane. Ne do të jemi në bibliotekën e qytetit nga ora 9:00, deri në 10:00, të premten më 24 tetor. Ne ju mirëpresim për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja!”