• |
ide | kryesore

Ulen taksat për importin e spermës së gjedhëve

Arkiva, Pikante
cow2.jpg



Këto ditë pritet që qeveria të publikojë Paketën Fiskale për vitin 2015 ku vëmendjen më të madhe për publikun do ta zërë rritja e taksës së qarkullimit ose rritja e TVSH-së për dividentin. Por në një draft të siguruar nga lapsi.al qeveria ka vendosur të ndryshojë edhe disa tarifa doganore. Në bazë të këtij projektligji zerohet tarifa doganore për importin e spermës së gjedhëve meshkuj, derrave me një peshë nën 30 kg, gjedhë të një peshe më shumë se 80kg por jo më shumë se 100kg si dhe produkte që nuk përmbajnë produkte qumështi apo që përmbajnë më pak se 10% ndaj peshës produkte të tilla. Ende nuk dihet saktësisht se sa do të jetë çmimi i i energjisë, sa mund të shkojë ai i karburantit, por të paktën vjen një lajm i mirë nga qeveria për uljen e këtyre tarifave. Nuk dihet ende reagimi i blektorëve shqiptarë për këtë vendim të qeverisë./lapsi.al/