• |
ide | kryesore

Mësoni historinë e Halloween përpara se të dilni të festoni

Arkiva, Stil
halloween-safety-bullhead-city-arizona-az.jpg



Halloween tashmë më tepër përngjan me karnavalet se sa me zakonet e mëhershme. Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA, por arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.

Një tip me emrin Jack O'Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafund meqë nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidët, lloj besimi, ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve. Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, largonin shpirtrat e këqinj të vitit paraprak. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Ndërsa emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 Nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar besimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve. Irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme.