• |
ide | kryesore

Trajneri i Granada gris publikisht gazetën “Marca” (video)

Arkiva, Sport
grisja.jpg



Trajneri i ekipit spanjoll të Granadas, Joaquin Caparros ka dalë mjaft i nxehur në konferencë shtypi. I pakënaqur me titullin e gazetës “Marca” ai e ka grisur atë publikisht. Në faqe të parë ishin vënë fjalët e tij në një analizë përpara ndeshjes me Real Madrid. “Ju kërkoj vetëm të mos na shkelin”– thuhet aty ndërsa nënvizohet se Caparros e ka konsideruar Real si ekipin më të mirë në botë ndaj çmund të kërkojë më shumë. Ky titull e ka nervozuar tej mase trajnerin që i nxehur e ka grisur atë publikisht. “Ç’është ky titull?. Si t’i motivoj lojtarët e mi dhe tifozët? Çfarë t’i them pronarit të klubit? Po të ishte edhe babai im, ne do ta japim maksimumin” – tha Caparros në para gazetarëve./lapsi.al/