• |
ide | kryesore

Cana: E vërteta e “aksidentit” tim me makinë

Arkiva, Sport
canaaaaaaa.jpg



Disa media online përhapën të shtunën në mesditë lajmin se Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka kryer një aksident dhe është në gjendje të rëndë. Ato “citonin” mediet italiane, por në fakt asnjëra prej tyre nuk e kishte një lajm të tillë. Ky lajm duket se ka krijuar alarm deri tek familjarët e tij. Për këtë futbollisti i Lacios është detyruar të bëjë një sqarim në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ai shkruan: “Përshëndetje! Shumë media shqiptare jo profesionale kanë përhapur dezinformata, Lorik Cana nuk ka pësuar asnjë aksident” – thuhet në profilin zyrtar të Canës.

Duket se ethet e klikimeve në rrjetet sociale kanë shtyrë “gazetarë” të papërgjegjshëm të fabrikojnë edhe lajme të tilla krejt pa kripë./lapsi.al/