• |
ide | kryesore

Choncita Wurst, e ftuar nderi në Festivalin e RTSH

Arkiva, Paparazzi
Conchita-Wurst.jpeg



Transgjinori Choncita Wurst do të jetë e ftuar nderi në Festivalin e fundvitit në RTSH. Organizatorët kanë zbuluar se kanë bërë gati ftesën për këngëtaren nga Austria, fituesen e edicionit të fundit të Eurosong. Mjekra e saj zgjoi debate të shumta në rrjetet sociale dhe për këtë fakt organizatorët i druhen ndonjë incidenti nga homofobët shqiptarë. Ajo e ka pranuar parimisht ftesën ndërsa pritet që të diskutohen detajet dhe të nënshkruhet kontrata mes palëve. Organizatorët janë ende në kërkim të moderatorëve. Me prezantimin e këngëtarëve konkurrentë, në rrjetet sociale flitet gjerësisht se fituese mund të jetë Elhaida Dani, fituese e “The voice Italy”.