• |
ide | kryesore

Kakà ndahet nga gruaja

Arkiva, Sport
kakaja.jpg


Thashethemet për fundin e martesës së Kakà dhe gruas së tij Caroline Celico u shpërndanë që verën e kaluar kur lojtari u transferua nga Milan tek San Paolo. Tashmë zëdhënësi i tij e ka konfirmuar ndarjen e çiftit: "Janë ndarë, por nuk mund t’ju jap asnjë detaj më shumë. Janë gjëra private”. Kakà u martua me Caroline në 2005-ën. Pas 9 vitesh martesë Kakà ka firmosur divorcin. Verën që kaloi dolën disa foto të ish-lojtarit të Milan në ishullin “Fernando de Noronha” pa gruan. Për këtë Caroline, tha në një intervistë për revistën “Epoca”: “Jemi bashkë që kur ishin 13 vjeç. 18 vjeç u martuam. Është normale që një marrëdhënie e tillë të pësojë krizë.” Sipas portalit brazilian “Ego”, një nga motivet kryesorë të ndarjes është zgjedhja e Kakà të transferohet në SHBA për të luajtur tek Orlando. /lapsi.al/