• |
ide | kryesore

Aplikacioni “WhatsApp” na nxjerr zbuluar, nga sot i tregon të gjitha

Arkiva, Pikante
whats app.jpg


Nga sot e tutje do të jetë më e vështirë të anashkalojmë mesazhet e “WhatsApp”, ose të paktën të justifikohemi se nuk i kemi parë. Nga e enjtja, aplikacioni që zotërohet nga Facebook, shfaq dy grepa blu në të djathtë të mesazhit, duke treguar se marrësi e ka lexuar atë. Dhe duke klikuar në mesazhin e shkruar, “WhatsApp” do të na tregojë orën e saktë të dërgimit, hapjes dhe leximit të mesazhit. 
Perpara këtij përmirësimi, ishin vetëm dy lloje grepash; një grep gri që tregonte se mesazhi ishte dërguar me sukses dhe dopjo grep gri, që tregonte se ai ishte marrë. 
Tashmë, kur një mesazh është dërguar në “WhatsApp”, marrë dhe më pas lexuar, grepat dopjo gri, kthehen në grepa me ngjyrë blu.