• |
ide | kryesore

Noizy aksident me makinë (foto ekskluzive)

Arkiva, Paparazzi
aksident noizy.JPG



Këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy ka pësuar një aksident mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Aksidenti është shënuar rreth orës 20.30 në autostradë tek mbikalimi i Fllakës. Nuk ka shumë të dhëna për shkaqet e aksidentit. Këngëtari është shoqruar me urgjencë në spitalin ushtarak ku po merr trajtimin mjekësor. Sipas burimeve të lapsi.al nga spitali gjendja e këngëtarit është jashtë rrezikut për jetën. Nga burime në vendngjarje mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte Noizy ka patur shpejtësi të lartë dhe ka kryer një parakalim të gabuar ndaj nje kamioni. Nga parakalimi makina është përpalsur me një kamion. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat. /lapsi.al/