• |
ide | kryesore

Eksperimenti me vajzën e veshur si muslimane

Arkiva, Syri i Lapsit
burka.jpg



Një grup i të rinjsh nga New York, të cilët janë të famshëm në rrjetet sociale me videot e tyre të ndryshme të përgatitura gjithandej në Amerikë, ku zakonisht publikohen në adresën e tyre zyrtare në rrjetin social ‘YouTube’, këtë radhë e kanë realizuar një film të shkurtër eksperimental mjaft interesant, të xhiruar në rrugët e Manhattan.

Për realizimin e filmit, ata angazhuan një vajzë, të cilën e lanw të ecë 5 orë, e heshtur, dhe e veshur me rroba të zakonshme për shumicën e banorëve të atij qyteti, me xhinse, me një bluzë dhe një triko.

Reagimet e banorëve në drejtim të vajzës ishin mjaft provokative, ku ata i fishkëllonin, i thoshin fjalë të pista, tentonin t’i vardiseshin etj.

Më pas, po e njëjta vajzë, ka ecur 5 orë e heshtur, por kësaj radhe e veshur me rroba islame me ngjyrë të zezë. Në këtë rast, munguan reagimet nga banorët e Manhattan në drejtim të vajzës.