• |
ide | kryesore

De Biasi: Ja kush do luajë kundër Francës dhe Italisë (lista)

Arkiva, Sport
de-biasi_5738.jpg



Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoret e luksit që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Francës (14 nëntor) dhe Italisë (18 nëntor). Të rejat e kësaj liste janë mbrojtësi Arlind Ajeti (Basel), mesfushori Herolind Shala (Odd) dhe organizatori Erando Karabeci (Tirana). Në konferencën për shtyp, tekniku italian theksoi se “këto dy ndeshje miqësore do të na shërbejnë për të ardhmen”.

LISTA

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi dhe Stivi Frashëri

Mbrojtës: Debatik Curri, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Andi Lila, Ermir Lenjani dhe Arlind Ajeti.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Emiljano Vila, Herolind Shala, Odise Roshi, Armando Vajushi, Ledjan Memushaj, Valdet Rama, Ervin Bulku dhe Erando Karabeci.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Hamdi Salihi dhe Edmond Kapllani.

/lapsi.al/