• |
ide | kryesore

Ja kush është trupi perfekt për një femër

Arkiva, Stil
perfect body.jpg



Reklama e "Victoria Secret" ku shfaqen 10 modelet e saj me bikini ka hapur mjaft debate kur i quan ato “Trupi Perfekt”. Me këmbë të gjata e të holla, bel të tonifikuar dhe një trup “slim” këto modele sipas shumë siteve nuk përfaqësojnë trupin perfekt të femrës. Për të përmbysur këtë 10 femra të moshave të ndryshme kanë bërë një foto ku shfaqen me trupat e tyre normalë, me forma, me bark dhe me “defektet” e një femre të zakonshme. Ato kanë treguar se përfaqësojnë një trup për të cilin ndihen krenare dhe që për to është trupi “perfekt”.