• |
ide | kryesore

Meha shpërthen kundër De Biasit

Arkiva, Sport
meha1.jpg



Futbollisti i kombëtares së futbollit Alban Meha ka mbetur i zhgënjyer me trajnerin Gianni de Biasi, i cili nuk e ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Italisë. Në një prononcim dhënë për tabloidin gjerman “Bild” ai është shprehur me tone të ashpra ndaj trajnerit italian.

“Jam shumë i zhgënjyer për mos grumbullimin ndaj Francës dhe Italisë. Trajneri më tha që duhet ta gjej formën. Unë jam gati ndërsa nuk jam thirrur” – ka deklaruar mesfushori i Paderborn.

Sipas gazetës gjermane edhe trajneri i Paderbornit, Andre Breitenreiter, ka mbetur i befasuar me me italianin, i cili nuk e ka ftuar fare Mehën në ekip.

“Përpara katër javësh, Albani nuk ishte gati fizikisht, por u ftua nga Kombëtarja. Sot është gati dhe nuk ftohet. Nuk e kuptoj. FSHF s’ka kërkuar informacion për gjendjen e lojtarit” – deklaroi ai. /lapsi.al/