• |
ide | kryesore

Këshilltarja kërkon rimburësim për …vibratorin!

Arkiva, Stil
keshilltarja.jpg



Rimburësimi për një vibrator për këshilltaren e PD në Emilia-Romagna, të Italisë Rita Moriconi është justifikuar tek zëri i “darkave të punës me administratorë lokalë për politikat rajonale.” Lajmi është nxjerrë nga një relacion i Guardia di Finanza në Bologna në kuadër të një hetimi për rimburësimet rajonale. Duke i qëndruar dokumentit në fjalë “lodra e seksit” është marrë nga zyrtarja 4 vjet më parë.

Vibratori është rimburësuar dy herë më parë nga 83,5 euro, për një total prej 167 euro.

Një ditë më parë këshilltarja u mbrojt me argumentin se nuk ka blerë asnjëherë në jetën e saj një vibrator, por ka shtuar se “nuk mund të përjashtojë” faktin se mund të jetë blerë nga një bashkëpuntor. Ajo nuk mohon se ka kërkuar shpjegime për listën e gjërave që ka kërkuar rimburësim nga shteti, por sërish ka nënvizuar ne nuk ka qenë asnjëherë në një “sexy shop”. /lapsi.al/